Holandë, Federata jep ndihmë, 11 milionë Euro për skuadrat në krizë

Federata Holandeze e Futbollit dhe sponsori kryesor I saj iu vijnë në ndihmë klubeve që rrezikojnë falimentimin duke akorduar një fond prej 11 milionë Eurosh. Kjo është ajo që lexohet në komunikatën e KNVB që nisi lëvizjet e saj për të përballuar emergjencën coronavirus

‘Përvec impaktit të madh në shëndetin public, kriza aktuale sjell probleme financiare në thuajse të gjithë sektorët-theksohet në komunikatën e Federatës Holandeze-kjo vlen edhe për skuadrat e futbollit. Lojtarët e përfaqësueses holandeze, sponsori kryesor ING dhe KNVB janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe kështu që po paraqesin një paketë të përbashkët financiare për të mbështetur klubet. Donacionet e lojtarëve të përfaqësueses dhe ING do të përqendrohen për futbollin amator. Bëhet fjalë për një kombinim mes donacioneve, masave dhe subvencioneve për shifrën totale prej 11 milionë Eurosh.

‘Kriza ka një impakt në të gjithë jetën sociale dhe te futbolli-theksohet më tej në komunikatën e Federatës Holandeze-për momentin është e pamundur të luhet apo të kryhen stërvitje. Pa ndeshjet, të ardhurar e skuadrave të klubeve bien shumë shpejt, ndërsa kostot fikse vazhdojnë. Klubet janë në rrezik financiar. Për të kufizuar në një farë mënyre pasojat financiare të krizës për klubet është krijuar paketa e mbështetjes së futbollistëve të përfaqësueses, ING dhe KNVB’.

Sfidanti.al