Nga ofendimet raciste për Sakanë, te kritikat e Murinjos e Kinit për Sauthgejtn e yjet!

Një atmosferë negative u përcoll në rrjetet sociale pas humbjes në Anglisë në finalen e Europianit. Bukajo Saka, 19-vjeçar, mori ofendime të rënda raciste pasi nuk realizoi dot penalltinë e fundit. “Kthehu nga ke ardhur në Nigeri”, “largohu nga vendi ynë”, “nigro” ishin disa nga fyerjet, plus postime simbolet e majmunit e sharje të tjera. Saka vërtet u ndodh në pozitë të vështirë, ndërsa nuk munguan e opinionistëve për kritikat për trajnerin Sauthgejt e lojtarët e tjerë.

“Zgjedhja për penalltitë ishte e gabuar, – tha Zhoze Murinjo, – nuk mund t’ia lesh penalltinë e fundit një adoleshenti si Saka. Është e tepërt. Ku ishin Stërlingu, Stounsi, Shou?” Edhe ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin, ishte kritik. “Nëse do të isha në vend të Grilishit apo Stërlingut nuk do t’ia lija Sakasë penalltinë e fundit, – tha ai, – si mundet që ata të heqin dorë nga përgjegjësia”.

Trajneri Sauthgejt mori përgjegjësinë mbi vete. “Lojtarët dhanë gjithçka që kishin, – tha ai, – Duhet ta mbajnë kokën lart. Jemi shumë të dëshpëruar që iu afruam kaq shumë trofeut që deshëm t’ia jepnim vendit tonë. Ju mund ta imagjinoni sesi ndihet skuadra. Vendimet për penalltitë i marr unë, përgjegjësia është e imja”. Gjithsesi, pjesa më e madhe e tifozëve anglezë u treguan dinjitozë. Ata mbajtën dëshpërimin për vete, dhe nuk bënë kritika të mëdha për lojtarët, në të kundërt, i falenderuan që i dhanë emocione kaq të forta, ndërsa kanë besim në të ardhmen.

Sfidanti.al