E vërteta ishte pikërisht kjo, që Mançester Siti bëri çfarë deshi në fazën sulmuese, e luajti lojën me 60 për qind të mbajtjes së topit dhe pati shumë më tepër iniciativë dhe gjuajtje, por i munguan dy gjëra, saktësia në gjuajtjen apo pasimin e fundit, dhe përqëndrimi në disa momente vendimtare. Siç pohon e përditshmja e Madridit, “Marka”, “Reali ishte një tmerr i vërtetë, me gabime të rënda në mbrojtje dhe portieri Kurtua nuk ishte në asnjë moment i qetë, pasi nuk pati fare mbrojtje para tij, Siti mund të kishte shënuar jo 4, por 8 gola”. Gjithsesi, anglezët nuk i bënë ata gola, ndërsa për fat Reali pati Vinisiusin dhe Benzemanë që mbajtën në krah ekipin duke goditur në momentet e duhura. Reali pati pak, por kjo dyshe sulmuese i shfrytëzoi rastet. Militao, Mendi dhe Alaba, bashkë me të tjerët morën kritika të ashpra, por “Marka” beson se mund rë realizohet mrekullia.
Sfidanti.al