Boston Sëlltiksat “fshijnë” Bruklinin, nuk i tremben Adetokumbos

Suksesi i tyre ishte më i madh në raundin e parë të plej ofit, duke ia dalë ndaj një skuadre që cilësohej e frikshme. Boston Sëlltiksat, të udhëhequr nga Xhejzën Tatëm, eliminuan Bruklin Netsat madje duke i fituar të 4 ndeshjet. Përballja e fundit në Nju Jork përfundoi 116-112 dhe yjet e mëdhenj Kevin Durant dhe Kajri Irving do të detyrohen t’i shohin ndeshjet nga televizori. “Ne patëm besim, – tha Xhejlën Braun, – në këtë mënyrë do të luajmë në çdo ndeshje”. Tatëm shënoi 29 pikë, Braun pati 22 dhe Smart shtoi 20 pikë e 11 asistë. Duranti luftoi fort me 39 pikë, 7 topa në tabela e 9 asistë, por nuk mjaftoi, ndërsa Irving arriti në 20 pikë. Në raundin e dytë, Bostoni do të ketë përballë kampionët e Miluokit dhe sërish do të kenë në favor faktorin fushë. Siç thonë në SHBA, ata nuk do t’i tremben “drerëve”, madje as yllit të madh, Janis Adetokumbo.

Sfidanti.al