“Peshku është ende në det”, ndërsa futbollisti gjerman i Interit e ka vënë “tiganin në zjarr”. Robin Gosens thotë se “fitorja me Juven vlen titullin kampion”, edhe pse zikaltërit ende duhet që të dalin në krye të renditjes ku është Milani. i ardhuri nga Atalanta ka shumë besim dhe mendon se suksesi në Torino ishte i rëndësishëm nga ana psikologjike. Futbollisti i krahut thotë se është i kënaqur që ka lënë pas dëmtimet, ndonëse nuk luan sot ndaj Bolonjës në ndeshjen e prapambetur në Serinë A. Po ashtu, nuk e ka problem konkurrencën, ndryshe do të kishte qendruar tek Atalanta ku do të kishte luajtur çdo ndeshje.
Sfidanti.al