NBA, Jokiç është favorit për të fituar çmimin e lojtarit të vitit!

Europianët që e kanë bërë kanë qenë shumë të paktë, ashtu siç kanë qenë të paktë joamerikanët. Gjithsesi, Nikola Jokiç është vetëm një hap larg fitores së çmimit të lojtarit më të mirë të sezonit në NBA, ndërsa ai ishte pjesë e treshes finaliste, së bashku me yllin e Filadelfias, Zhoel Embijt dhe atë të Golden Stejtit, Stefën Kërri. Jokiç do të ishte basketbollisti i parë ballkanas që do t’ia dilte, pra edhe i pari serb, ndërsa mbahet mend si europiani i fundit Dirk Novicki në 2011. Jokiç do të ishte edhe lojtari i parë i Denverit në histori, ndërsa ka qenë numri 1 i sezonit sipas vlerësimeve në faqen zyrtarë të NBA-së. Embijd, që u pengua jo pak nga dëmtimi, do të bëhej i pari basketbollist i Filadelfias që do t’ia dilte që nga Alen Ajversoni në 2001, ndërsa Kërri do të ishte i 9-ti lojtar i NBA-së që do ta fitonte çmimin tri herë në karrierë. Këtë herë, jashtë finalistëve mbetën yje të mëdhenj si Lebron Xhejms, Janis Antetokumbo, Xhejms Harden, Kauai Leonard apo Kevin Durant, sa për të përmendur disa emra.

Sfidanti.al