E kanë cilësuar si shpresën më të madhe të kampionatit që nga Lebron Xhejmsi në 2003. i tillë Viktor Uembaniama, që erdhi nga Franca dhe ishte zgjedhja e parë e NBA-së këtë verë. Pikërisht mbrëmjen e fundit, ai u prezantua si lojtar i San Antonio Spërsave. Me moshën 19-vjeçare dhe me shtatlartësinë 2.19 metra (që mund të shtohet ende), gjigandi elegant pritet të shkëlqejë dhe ta kthejë San Antonion në nivelet ku ishte dikur me Tim Dankënin, Dejvid Robinsonin, Xhinobilin e Toni Parkerin (si dhe me Kauai Leonardin). “Ishin pesë minutat më të gjata të jetës sime”, – tha ai ndërsa u prezantua.
Sfidanti.al