Natyrisht, portugezi ka qenë në një grup pune Teknik, që i përshtatet rolit të tij si trajner. UEFA ka nxitur prej kohësh profesionistët më të aftë të stolit që të kontribuojnë në zhvillimin e futbollit, siç kanë bërë me Vengerin apo me të tjerë. Gjithsesi, duket ironike që një Zhoze Murinjo, që njihet për shpërthimet e tij, për konfliktet me arbitrat e me kolegët, që desh nisi “luftën civile” Real-Barcelona, të jetë pjesë e një bordi që përkrah një qasje më miqësore të lojës. Në fund të fundit, ofendimi i radhës i arbtrit nga Murinjo dhe dënimi nga UEFA, solli dorëheqjen e portugezit nga ky bord.
Sfidanti.al