Arabia Saudite tërhiqet nga organizimi i Botërorit 2030!

“Koalicioni” kundër saj ishte tepër i fortë dhe kjo u kuptua na kohë. Është e vërtetë që Arabia Saudite është në sulm kur vjen puna për futbollin, dhe liga e saj profesioniste do të bëhet shumë më e mirë sesa është sot, por gjithsesi organizimi i një Kupe Bote për momentin duket jashtë mundësive. Sauditet donin të merrnin Botërorin 2030, por lajmet janë që janë tërhequr. Kjo, besohet sepse konkurrente është treshja e përbërë nga Spanja, Portugalia e Maroku. Përballë tyre dukej e pamundur fitorja në krah të Greqisë dhe Egjiptit.

Sfidanti.al