Mrekullia “Eriksen” në shifra: Gol pas 287 ditësh, 2’ pasi hyri në fushë, në ndeshjen e 110-të!

Futbolli i njeh këto momente, dhe janë padyshim ndër më të bukurit që mund të ofrojë. Një kënaqësi e pamasë u ndje në stadiumin “Johan Krujf” të Amsterdamit kur Kristian Eriksen shënoi, edhe pse ishte goli i ekipit kundërshtar të Holandës, Danimarkës. Brohoritja ishte nga stoli danez, nga shokët e futbollistit në fushë, nga tifozët nordikë, por edhe nga të gjithë holandezët në stadium. Njeriu që dikur mendohej si “i vdekuri që ecte”, u kthye në jetë dhe shënoi gol për ekipin kombëtar, shënoi golin e tij të parë 287 ditë pasi i ndodhi ataku në zemër që thuajse e shuajti. Ishte mbrëmja e rikthimit në kombëtare, ishte ndeshja e tij e 110-të për Danimarkën, dhe ai kishte vetëm 2 minuta që kishte hyrë në fushë. Në shqip ne i themi “tungjatëjeta” Kristian Eriksen.

Sfidanti.al