Molli Mekken, luftëtarja e arteve marciale që shpëtoi viktimin e trafikantëve të njerëzve!

Më i njohuri nga heronjtë e këtij sporti është Kevin Holand që disa herë ka ndihmuar policinë, aq sa e kanë mbiquajtur “Batmani i UFC-së”. Gjithsesi, tani merret vesh lajmi për diçka që ka ndodhur disa kohë më parë, dhe ku heroinë ishte një tjetër kampione e arteve marciale, Molli Mekken. Ajo u përlesh me një kriminel, që ishte trafikant i qenieve njerëzore duke ndihmuar që të shpëtohej një vajzë që do të trafikohej. Ndërsa Molli u përlesh me kriminelin, viktima lajmëroi policinë e cila erdhi menjëherë dhe bëri arrestimin.

Sfidanti.al