E raportojnë mediat londineze, ndonëse sipas ligjit në vend nuk japin as emrin e futbollistit dhe as të shoqërisë së futbollit të cilit ai i përkiste. Gjithsesi, lajmi ka marrë dhenë se lojtari që akuzohet për dhunë të shumëfishtë seksuale aktivizohej në skuadrën e tij, edhe pse drejtuesit e klubit e dinin për akuzat dhe se ai po merrej në pyetje nga policia. Dijenia ishte që nga vjeshta e kaluar. Futbollisti u arrestua në atë kohë nën dyshimin se kishte përdhunuar dy femra. Tashmë, ai ndodhet në arrest shtëpie nën garanci financiare dhe gjyqi vazhdon në gusht.
Sfidanti.al