Reali shpreson të fitojë 6 trofe në sezon, si Barcelona e Bajerni

Në Madrid janë të bindur se me përforcimet e Çuamenit dhe Rydigerit, ekipi “merenges” është favorit për të mbrojtur titullin në La Ligë. Skuadra e Karlo Ançelotit pasi ia doli të merrte kampionatin spanjoll dhe Championsin, por nuk arriti dot në finalen e Kupës, do të synojë që ta plotësojë ndryshe “gjashtëshen”. Në 10 gusht fillohet me Superkupën e Europës ndaj Frankfurtit, më pas në Arabinë Saudite luhet Superkupa e Spanjës, në Katar zhvillohet Kupa e Botës për Klubet, ndërsa do të luftohet për La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Championsin. Nuk dihet nëse do të realizohet ky plan i madh, por mediat madrilene kanë besim te ekipi i tyre.

Sfidanti.al