Mesut Ozili dhe Xhaka, dy lajmet e mira për Arsenalin e Artetës!

Fitorja ndaj Mançester Junajtidit ishte një arritje jo e vogël, diçka prestigji, por edhe një shpresë për vazhdimin e sezonit. Mikel Arteta la pas humbjen e pafat në derbin ndaj Çelsit, për të marrë një fitore 2-0 ndaj “djajve të kuq” në “Emirejts”, ndërsa tek Arsenali u dukën shenja ndryshimi premtues. Mesut Ozil luajti mjaft mirë dhe, siç theksuan mediat, u pa i qeshur për herë të parë në kaq shumë kohë. Mesfushori turk duket se po nis të duket i lumtur.

Granit Xhaka po ashtu duket se i ka lënë pas problemet me tifozët, gjendja është qetësuar, dhe shqiptari i Zvicrës po ashtu luajti mjaft mirë. Trajneri Mikel Arteta pohoi pas ndeshjes se “jam i bindur se Graniti nuk do të largohet nga ne, kam folur me të, dhe më ka garantuar se i pëlqen të vazhdojë këtu”. Fjala ishte që Xhaka mund të shkonte në Bundesligë tek Herta e Berlinit.

Analistët, ndërkaq, po lavdërojnë punën e Artetës që po ngre moralisht yjet e tij. Tashmë, duket një Arsenal më i motivuar, më pak fatalist sesa vitet e fundit me Arsen Vengerin apo shpesh me Unai Emerin. Natyrisht, gjendja në tabelë mbetet e vështirë, në vendine  10-të me 27 pikë, plot 9 pikë larg zonës Champions, dhe me të gjithë emrat e njohur mbi “topçinjtë” në tabelë. Sidoqoftë, nëse vazhdohet kështu, Arsenali jep shpresë.

Sfidanti.al