Një ogur i mirë për argjentinasin dhe për kombëtaren e tij, ndonëse ajo që ka kaluar jo gjithmonë ndikon tek ajo që ndodh të nesërmen. Lionel Mesi, sipas statistikave, nuk ka humbur asnjë ndeshje të luajtur 7 ditë para festës së Krishtlindjeve, qoftë me Barcelonën, Paris SG apo Argjentinën. Flasim për 18 dhjetorin, ditën e sotme, që është edhe dita e finales së Botërorit kundër Francës. Mesi ka luajtur 7 herë në një ditë të tillë dhe kurrë nuk ka dalë nga fusha i humbur. Në 18 dhjetor, mes të tjerave, ai ka luajtur dy derbi ndaj Espanjolit, një El Klasiko ndaj Realit dhe një finale të Kupës së Botës për Barcelonën ndaj Santosit.
Sfidanti.al