Mesi fiton duelin e statistikave me Ronaldon, është edhe mbi Mbapenë!

Në mediat angleze është bërë një krahasim me kapitenit të Argjentinës me superyllin e Francës, dhe sipas “Deili Meilit”, Leo ka marrë 57.5 pikë nga 70 të mundshme, ndërsa Kiliani ka arritur në 55.5. Ndërkaq, një vlerësim më konkret mund të bëhet për rekordet e statistikave të Mesit dhe Ronaldos gjatë karrierës së tyre të gjatë. Mesi ka me ekipet e klubeve 701 gola dhe 333 asiste në 853 ndeshje. Me Argjentinën ai ka 96 gola dhe 55 asistë në 171 ndeshje. Në total janë 797 gola e 388 asistë në 1 024 ndeshje.

Ronaldo ka gjithashtu 701 gola me ekipet e klubeve si dhe numrin e respektueshëm të 223 asisteve, veçse në 949 ndeshje, pra në gati 100 ndeshje më shumë sesa Mesi. Me Portugalinë ka arritur në 118 gola në 196 ndeshje, duke shtuar 43 asistë, që është gjithashtu një numër i shkëlqyer. Në karrierë, Kristiano është në nivelin e 819 golave dhe 266 asistëve në plot 1 145 ndeshje. Kjo do të thotë se portugezi ka 22 gola më shumë dhe 122 asiste më pak në 121 ndeshje më shumë.

Sfidanti.al