Mercedesi çon në gjyq Red Bullin, kërkon dënimin e Verstapenit

Lufta bëhet jo vetëm në pistë, dhe skuadra gjermane po e zhvillon në çdo “front”. Mercedesi ka bërë një kërkesë formale për hetim ndaj Maks Verstapenit për sjelljen e tij gjatë tentativës së parë të Ljuis Hamiltonit për parakalim në Çmimin e Madh të Brazilit. Kampionët e botës theksojnë se pasi u njohën me pamjet e reja filmike e hodhën këtë hap, ndërsa shpresojnë që piloti holandez i Red Bullit të dënohet për atë që ata e quajnë sjellje e parregullt. Mercedesi pretendon se Verstapeni e nxorri Hamiltonin nga pista pa të drejtë, dhe shpreson që kryesuesi i Botërorit të dënohet me disa vende në nisje në garën e radhës në Lindjen e Mesme. Verstapen kryeson renditjen me 14 pikë më shumë se Hamiltoni, ndërsa mbeten edhe 3 gara deri në fund.

Sfidanti.al