Lajme të mira për Realin, “Hazari po lëviz në fushë me inteligjencë”

Trajneri i Belgjikës është i sigurt se mesfushori sulmues është në një fazë tjetër të karrierës. Roberto Martinez thotë se Eden Hazar është bërë sot një lojtar me më shumë inteligjencë sesa ka qenë më parë dhe kjo sepse është detyruar nga dëmtimet e shumta që ka pasur. “Ai lëviz në fushë në mënyrë më inteligjente për të kompensuar problemet me dëmtimet”, – thotë ai. Ky është një lajm i mirë për Realin e Madridit dhe trajnerin Karlo Ançeloti, ndërsa klubi spanjoll shpenzoi mbi 100 milionë euro për ta marrë belgun nga Çelsi, shifra që mund të arrinin mbi 150 milionë nëse Hazari do të plotësonte disa arritje të caktuara në fushë.

Sfidanti.al