Mekgregor bëhet gati për UFC-në dhe tregon me kë është tifoz

Konor Mekgregor do të kthehet në oktagon, dhe ka nisur një stërvitje të fortë për të qenë sërish më i miri, ndërsa gjatë saj ka zbuluar edhe një sekret. Kampioni i peshave të mesve të Botërorit më të njohur të MMA-së (artet e përziera marciale) është fotografuar në palestër i veshur me një fanelë të kampiones së Skocisë, Sëlltik i Gllazgout. Edhe pse skuadër e kryeqytetit skocez, Sëlltiku ka ngjyra irlandeze dhe stemë irlandeze (tërfilin) dhe po ashtu cilësohet si rival i Gllazgou Rejnxhërsit që është më shumë “skocez”.

Sëlltiku u themelua në 1887 me synim për të ndihmuar popullsinë irlandeze të Gllazgout që t’i shpëtonte varfërisë dhe kjo nuk është harruar nga Mekgregori që është irlandez. Padyshim luftëtari Konor është krenar për klubin që u bë i pari britanik të fitonte Kupën e Kampionëve në 1967.

Sfidanti.al