Leon Gorecka mirësevjen, Pjer-Emerik Obamejang kurrë të mos vish. Këto janë mendimet e trajnerit të Bajernit, Uli Hënes, të shprehur njërin me veprime, dhe tjetrin me fjalë. Bavarezët dihej se e kishin marrë Goreckën nga Shalke, diçka që gjithsesi do të ndodhë në verë kur të përfundojë kontrata, por papritur nga Mynihu u lajmërua Shalke se futbollisti 22-vjeçar kishte kaluar vizitat mjekësore, ndërsa në media dhe rrjetet sociale u botua një foto e tij me drejtorin sportiv të Bajernit, Salihamixhiç. Diçka vërtet e çuditshme që një lojtar që do të vazhdojë të luajë me Shalken deri në maj, pozon me klubin rival!
Po Obamejangu? Një sulmues i madh, por duket paksa i çoroditur. Jup Hajnkes e kritikoi futbollistin e Dortmundit në një konferencë për shtyp, kur u pyet për të. “Sjellja e tij është shumë e gabuar, – u shpreh veterani i stolit, – unë nuk do të doja kurrë të sillja në skuadër një lojtar të tillë”. Kjo ishte një kritike e tërthortë për Arsen Vengerin, trajnerin e Arsenalit, që po bën gjithçka për ta marrë Obamejangun.
Sfidanti.al