Nejmar duket si dëshira e parë “e pamundur” e Realit të Perezit

Florentino Perez ka menduar gjithnjë se për Zinedin Zidanin asgjë nuk është e pamundur, dhe po ashtu edhe për të nuk ka asgjë të pamundur në dëshirat për të marrë lojtarët e shënjestruar. Duke lënë mënjanë Lionel Mesin, për të cilin pak besohet se presidenti i Realit ka bërë ndonjë ofertë, duket se ekziston një dëshirë e pamundur për miliarderin e industrisë së ndërtimit, pikërisht Nejmar.

A mundet Reali ta marrë brazilianin nga Paris SG? Ish-agjenti i Verratit u shpreh dy ditë më parë se “Nejmar është i burgosur në një burg prej floriri nga i cili nuk ka dëshirë të dalë”. Nuk është se Perezit i mungojnë paratë, pasi sipas mediave spanjolle, Reali ka 200 milionë euro në gjendje, plus çfarë do të fitojë nga transferime lojtarësh.

Problemi është se Paris SG dhe presidenti e pronari Al Helaifi, nuk kanë asnjë dëshirë që Nejmar të largohet. Ylli brazilian quhet imazhi i klubit dhe për këtë po i durohen tekat që kanë krijuar probleme me Kavanin e të tjerë. Pritet që ai të jetë pasardhësi i Mesit e Ronaldos për Topin e Artë dhe që do ta ndihmojë PSG-në të ngjitet në majë të Europës. Për momentin, Al Helaifi ia ka ndaluar numrit 10 që të flasë për të ardhmen e tij, sikur Paris SG nuk i përket elitës së klubeve europianë.

Sfidanti.al