Me apo pa Çelsin, Broja vendos rekordin shqiptar të transferimeve

Po flasim për mbi 40 milionë euro, pra që mund të jenë 41 apo edhe më shumë. Shifra është e rëndësishme për një djalë 20-vjeçar, edhe pse kartonin e tij e ka Çelsi. Armando Broja, sipas trajnerit të tij Tomas Tuhel, është kthyer në Londër për një vizitë më të specializuar mjekësore, por mediat angleze shkruajnë se është pranë Uest Hemit. Klubi tjetër londinez e ka rritur ofertën nga 25+5 milionë paundë stërlina në 30+5 milionë. Ky do të ishte një rekord absolut për një futbollist shqiptar, shumë më tepër se 25 milionë eurot që Roma pagoi për kartonin e Marash Kumbullës.

Sfidanti.al