Mançester Junajtidi krahasohet me Arsenalin “e mërzitshëm” të Xhorxh Grahamit!

Ka qenë një ekip në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar që arrinte të fitonte trofe, por që nuk kënaqte me lojë. Ky ekip ishte Arsenali i trajnerit Xhorxh Graham që doli edhe kampion i Anglisë dhe fitoi Kupën e Kupave të Europë, por cilësohej “Arsenali i mërzitshëm” (boring, boring Arsenal). Këtë epitet e ka marrë Mançester Junajtidi i Ralf Rangnikut, edhe pse përbërja është me yje sulmues dhe trajneri është partizan i lojës ofensive. Analistët anglezë theksojnë se “tek Junajtidi nuk ka dëshirë, nuk ka entuziazëm për të luajtur”, ndërsa besohet se atmosfera në ekip nuk është aspak e mirë. Barazimi 1-1 në “Old Traford” ndaj Leisterit duket i shuajti përfundimisht shpresat për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm, me Arsenalin e Totenhemin që janë favoritë. Një dështim shumë i madh që mund të sjellë largimin edhe të Kristiano Ronaldos.

Sfidanti.al