Vetëm dy ekipe në Premier e kanë këtë rekord, Liverpuli dhe Siti

Me suksesin 2-0 ndaj Uatfordit, skuadra e trajnerit Jurgen Klop arriti në 10 fitore radhazi në kampionatin anglez. Kjo ishte hera e pestë që Liverpuli ka 10 triumfe radhazi në Premier Ligë, duke barazuar kështu rekordin e Mançester Sitit. Një arritje e rëndësishme, pra me 5 seri të tilla, diçka që nuk e kanë bërë dot as ekipe shumë të fortë si Mançester Junajtidi i Sër Aleks Fergusonit, Çelsi i Murinjos, Hidinkut, Ançelotit, Kontes apo Tuhelit si dhe Arsenali i Arsen Vengerit.

Sfidanti.al