“Majkëll Xhordani? Në 14 vjet nuk vuri asnjëherë gjumë në sy!”

Kështu thotë ish-shoku i tij i skuadrës, B. J. Armstrong, që luajti disa vjet me legjendën tek Majkëll Xhordani dhe doli 3 herë kampion në vitet 1991, 1992 dhe 1993. Basketbollisti me numrin 10 tregon sesi e njohu Majkëll Xhordanin, dhe sesi jetonte i mbiquajturi më i miri i të gjitha kohëve. “Në 14 vjet ne nuk pamë versionin më të mirë të Xhordanit, edhe pse ai quhet më i miri i të gjitha kohëve, – tha Armstrongu, – kjo, sepse ai nuk flinte. Jo se flinte pak, nuk flinte fare. Ai stërvitej shumë fort, luante shumë fort nëpër ndeshje, ndërsa natën shkonte të luante me letra, nuk vinte gjumë në sy”. Xhordani doli 6 herë kampion i NBA-së, doli 6 herë lojtari më i mirë i atyre finaleve, doli 10 herë shënuesi më i mirë i NBA-së dhe 14 ishte në ekipin e yjeve. Imagjinoni, se çfarë mund të kishte qenë Xhordani nëse do të kishte mbajtur regjim. Një lloj Maradone i basketbollit.

Sfidanti.al