Në të vërtetë ka pasur të tillë në ekipin e tij për shumë kohë. Mjafton të kujtosh Mesin, Ksavin, Iniestën apo Pikenë tek Barcelona, Levandovskin, Nojerin apo Tomas Mylerin tek Bajerni, si dhe Kevin De Brujnen, Vinsent Kompaninë apo Kun Agueron tek Mançester Siti. Gjithsesi, ka sulme për Pep Guardiolën dhe për forcën e tij të karakterit, dhe jo vetëm nga ish-lojtarë të tij si Zllatan Ibrahimoviç apo Samuel Eto. Një kritikë e ashpër vjen nga ish-ylli i Francës dhe i Mançester Junajtidit, Patris Evra, që thotë se “Guardioal nuk mundet të punojë me lojtarë me personalitet”, duke shtuar se “lojtarët e tij shkojnë tek Siti vetëm për paratë”. Pra, sipas Evrasë, tekniku katalanas nuk di të kontrollojë superyjet në dhomën e zhveshjes. Pak ditë më parë, ish-ylli i Gjermanisë, Bajernit dhe Liverpulit, Ditmar Haman, e kritikoi Guardiolën duke thënë se “i stërvit lojtarët sipas skemave të tij në dërrasën e zezë, pa menduar që ata të shprehin veten e tyre në fushën e lojës”. Ky skematizëm, sipas Hamanit i kushton Sitit në Champions.
Sfidanti.al