Madhështi e Mesit, shkon në Ceremoninë e FIFA-s për Lojtarin e Vitit

E di mirë se nuk do të jetë fitues i Çmimit të Lojtarit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA. Lionel Mesi, gjithsesi, e ka vendosur se do të jetë në ceremoninë që do të organizohet të hënën në kryeqytetin britanik, Londër. Mediat angleze, por edhe të tjera, lajmërojnë se argjentinasi e ka marrë tashmë një vendim të tillë, pasi e quan për detyrë që të respektojë kandidatët e tjerë për çmimin, Luka Modriçin, Mohamed Salahun dhe Kristiano Ronaldon.

Mesi besohet se dëshiron të respektojë edhe rolin e tij si kapiten i Barcelonës, pozicion që kërkon seriozitet dhe angazhim maksimal për ruajtjen e vlerave dhe të respektit në futboll. Ky vendim i numrit 10 të Barçës është në kontrast të plotë me braktisjen e ceremonisë së UEFA-s për Lojtarin më të mirë të Europës nga ana e Kristiano Ronaldos, edhe pse portugezi ishte një nga kandidatët për fitoren përfundimtare, por që duket u informua apo dyshoi se fitues do të ishte Luka Modriç.

Sfidanti.al