Formula E, Audi prani e dyfishtë, tani dhe me Virgin Racing

Prania e Audit tani do të jetë e dyfishtë në Botërorin e Formula E. Kompania gjermane e prodhimit të automobilëve që në këtë kampionat ka një skuadër zyrtare, tani do të jetë edhe në rolin e furnizuesit me motorë. Audi ka nënshkruar një marrëveshje me Virgin Racing, lajm që u konfirmua nga kjo e fundit që në 5 tetor do të bëjë të ditur edhe emrat e pilotëve që do të garojnë me të

‘Me AUDI Sport dhe aksionerin kryesor të Envision do të synojmë për të qenë në krye. për AUDI kjo është hera e parë që qështë furnizues i makinave plotësisht elektrike-tha Drejtori i Menaxhimit të Virgin, Silvian Filippi. Ndërkaq, të kënaqur me këtë marrëveshje të nënshkruar me Virgin Racing janë shfaqur edhe drejtuesit e Audit që e kanë cilësuar këtë skuderi një pikë referimi që nga momenti i krijimit të kampionatit të Formula E.

Sfidanti.al