Kur një lojtar mbush 32 vjeç, klubi i tij nis të bëjë plane për ta zëvendësuar. Mario Manxhukiç mund të jetë një gjigand, por edhe atij i ka ecur mosha, dhe Juventusi po mendon të gjejë një pasardhës. Mediat britanike shkruajnë se ky mund të jetë Romelu Lukaku, lojtari i sjellë në “Old Traford” prej Zhoze Murinjos.
Italianët duket se nuk tremben nga fakti se sulmuesi belg nuk ka qenë aq “i dashuruar” me golin, duke shënuar vetëm 6 herë në 22 ndeshje këtë sezon. Gjithsesi, Lukaku nuk i vetmi “djall i kuq” në “radarët” e kampionëve të Italisë, pasi ylli kryesor që ndiqet është Pol Pogba. Besohet se agjenti i tij, Raiola, ka folur me Juven, por Mançester Junajtidi nuk dëshiron ta humbasë, aq më tepër tani që Murinjo nuk është më në zyrë.
Sfidanti.al