Liverpuli a Siti? Për Junajtidin është si “të presësh krahun apo këmbën”

Nëse Mançester Junajtidi mund Mançester Sitin në derbin e “Old Trafordit”, ai i dorëzon solemnisht titullin Liverpulit. Nëse Junajtid, në të kundërt, mundet nga Siti në këtë derbi, titulli do të jetë i djemve të Guardiolës. Barazimi po ashtu do t’i jepte avantazhin thuajse vendimtar skuadrës së Klopit. Çfarë duhet të mendojnë tifozët e “djajve të kuq” përpara kësaj mesjave mizore?

Një përgjigje e jep Sem Pipëlls (Sam Peoples), botuesi i medias “Personi i Popullit” (The Peoples Person), njëkohësisht tifoz i Junajtidit. “Ne jemi përpara alternativës nëse duhet të presim krahun apo këmbën, – shkruan ai, – fitorja e titullit nga Liverpuli do të ishte gjëja më e keqe që mund të na ndodhte, por që të dëshirojmë fitoren e Sitit, kjo do të ishte çmenduri. Nëse mendojmë kështu, do të thotë se e kemi humbur identitetin. Ne duhet të mendojmë vetëm për Mançester Junajtidin që të fitojë çdo ndeshje, e kemi fajin vetë që arritëm deri këtu, pasi nuk e mundëm dot Liverpulin në asnjërën prej ndeshjeve”.

“Ne duhet të kualifikohemi për në Champions, – shkruan më tej Pipëlls, – kjo është një arsye shumë më e fortë sesa të mendojmë për Sitin apo Liverpulin. Aq më tepër, pas humbjes 0-4 në fushën e Evertonit, ka të drejtë trajneri Solskjer kur thotë se nuk mund të kishte ndeshje më të mirë sesa kjo ndaj Sitit për të dhënë një përgjigje. Nëse duhet dhënë një përgjigje, kjo duhet dhënë në derbi”. Mançester Junajtid-Mançester Siti ndeshen sonte në orën 21:00, në “Old Traford”.

Sfidanti.al