E bujshme, Ronda Rousi braktis WWE

Ish kampionia e kategorisë UFC në artet marciale dhe mbretëresha e WWE, Ronda Rousi befason të gjithë teksa deklaron largimin nga kjo kategori nëpërmjet kanalit të saj në Youtube.

‘Erdha në WWE duke thënë: hej, përpara se të lind një femija dua të bëj këtë sport për disa muaj sepse është dicka që e kam dashur gjithnjë-tha Rousi-mendova se do të dueloja në WrestleMania deri në muajin nëntor, donim të krijonim një familje. por luftimi i lirë u shndërrua në jetën time gjatë një viti dhe unë u dashurova. Më pëlqente cdo ditë e më shumë dhe arrita të fitoj edhe titullin. Kur pata mundësinë që të isha në eventin kryesor të WrestleMania 35 vendosa të marr pjesë. Pas kësaj unë dhe bashkëshorti im menduam që të krijonim familjen tonë’.
Po cila do të jetë e ardhmja e Rousit larg WWE, kjo nuk dihet pasi edhe vetë protagonistja nuk e ka të qartë se cfarë do të bëjë.

‘Përsa i përket të ardhmes në WWE, fillimisht duam të kemi një fëmijë-vijoi Rousi-nuk dua të bëj premtime për të ardhmen sepse nuk e di se në cformë do të jemi.

sfidanti.al