Nuk ka qenë shtet aq shumë i futbollit, por kohët kanë ndryshuar. Japonia është kthyer në një vend që jo vetëm fiton në lojën më popullore në botë, por edhe që krijon legjenda të tilla. Flasim për Kazijoshi Miurën, futbollistin japonez që ka vendosur ta vazhdojë karrierën edhe pse është 55 vjeç dhe po mbush 56. Pasi luajti për 14 skuadra në jetën e tij sportive, që ka nisur në vitin 1986, nënshkroi kontratë me një ekip të kategorisë së dytë në Portugali. Legjendari Miura do të luajë për ekipin Oliveirense, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga fusha të paktën derisa të mbushë 60 vjeç.
Sulmuesi ka thyer rekordet si më i vjetri golshënues në historinë e futbollit, fillimisht kur ishte 50 vjeç, dhe tani në moshën 55-vjeçare. Ai ka luajtur në Brazil, Japoni, Itali, Kroaci, Australi dhe tani po provon Portugalinë. Për kombëtaren japoneze ka veshur fanelën në 89 ndeshje dhe ka shënuar plot 55 gola, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë në histori. Në Ligën Japoneze, Miura luante përballë ish-legjendës së Barcelonës, Andres Iniesta, i cili ka dëshiruar se dëshiron ta vazhdojë karrierën po aq gjatë sa japonezi.
Sfidanti.al