NBA, Boston Sëlltiks konfirmon forcën në Lindje!

Edhe pse Bruklin Netsat ishin pa liderin, Kevin Durant, sërish një fitore ndaj një skuadre të tillë është prestigjioze. Këtë e bënë basketbollistët e Boston Sëlltiksit që konfirmuan pozicionin e tyre si numri 1 në Konferencën Lindore në NBA. Xhejzën Tatëm ishte edhe një herë më i miri me 31 pikë, 9 topa në tabela, 4 asistë, 1 vjedhje topi dhe 1 bllokim gjuajtjeje. Xhejlën Braun shtoi 26 pikë, ndërsa Derrik Uajti ishte shumë i mirë me 14 pikë, 10 topa në tabela e 5 asistë. Nuk mbetën prapa Uilliams, Kornet dhe Brogdon, ndërsa Bostoni ia doli me rezultat të thellë 139-96. Kajri Irving e pati të pamundur të mbante mbi supe skuadrën dhe u mbulua fort duke pasur 20 pikë, 4 topa në tabela e 4 asistë. Bostoni kryeson në Lindje me 37 fitore e 15 humbje, ndërsa Bruklini është në vend të katërt.

Sfidanti.al