Mançester Junajtidi kthehet në finale kupe, analistët ngrenë në qiell trajnerin Ten Hag!

Mançester Junajtid siguron finalen e Kupës së Ligës, duke u afruar më shumë me një nga trofetë e këtij sezoni në futbollin anglez. “Djajtë e Kuq” shpërblyen të gjitha parashikimet, duke mundur 2-0 Notingem Forest. Skuadra e Ten Hag kishte fituar edhe në sfidën e parë gjysmëfinale me rezultatin 3-0. Në ndeshjen e kthimit, Mançester Junajtid priti gjatë për të shbllokuar rezultatin. Pas pjesë së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, vendasit kaluan në epërsi me Marsial në minutën e 76-të. Vetëm tre minuta më pas Fred shënoi edhe golin e dytë që vulosi fatin e ndeshjes dhe kualifikimin e Mançester Junajtid në finalen e Kupës së Ligës në Angli. Në aktin e fundit të këtij turneu “Djajtë e Kuq” do të përballen me Njukasëll.

Sfidanti.al