Rrëzohen akuzat e përdhunimit për Mejzën Grinvudin!

Ylli i ri i Mançester Junajtidit (apo ish-i “djajve të kuq”) mund të marrë frymë lirisht, të paktën për një farë kohe. Mejzën Grinvud ka dalë i pafajshëm në gjyqin ndaj tij për përdhunim, ndërsa të gjitha akuzat ndaj tij u rrëzuan. Kështu raportojnë mediat angleze, që shkruajnë se ende nuk është e qartë nëse Man. Junajtidi do ta kthejë sulmuesin e ri në ekip, një vit pasi u përjashtua për shkak pikërisht të gjyqit dhe të akuzave. Ndoshta, kjo histori do të zgjasë edhe ca pasi mund të ketë apelim dhe të ketë shqyrtim të akuzave në shkallë të tjera.

Sfidanti.al