Bajerni vendosi të zbrazej në kupë pas tri dështimeve në Bundesligë!

Bajernit të Mynihut i duhet Kupa e Gjermanisë për t’i dhënë fund krizës së rezultateve. Pas tre barazimeve radhazi në Bundesligë, bavarezët shënuan fitoren e parë për vitin 2023 dhe e bënë këtë sipas stilit të tyre. Kampionët gjermanë mundën në transfertë 4-0 Mainz për të siguruar biletën për në çerekfinalet e turneut. Siç tregon qartë rezultati, kjo sfidë nuk kishte histori dhe fati i saj u vendos që në pjesën e parë. Çupo-Moting hapi serinë e golave në minutën e 17-të. Më pas Musiala dhe Sane në limitet e fraksionit të parë bënë që Bajerni i Mynihut të kthehej me epërsinë e trefishtë në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë, bavarezët plotësuan “pokerin” e golave me Devis duke u konfirmuar favoritë edhe në Kupën e Gjermanisë. Në vend në çerekfinalet e këtij turneu siguroi edhe Lajpcig që gjithashtu me lehtësi mundui me rezultatin 3-1 Hofenhem.

Sfidanti.al