Lebroni, i pari në NBA me mbi 30 000 pikë, 10 000 tabela, e 10 000 asistë!

Do të luftojë deri në fund për të fituar statusin e lojtarit më të mirë të historisë në basketboll, por sido që të përfundojë gara e tij në distancë me Majkëll Xhordanin, Lebron Xhejmsi do të ketë rekorde të tjera për të festuar. Ylli më i madh i epokës sonë, është i vetmi në të gjitha kohët që ka mbi 30 000 pikë, mbi 10 000 topa të kapura në tabela, dhe që shumë shpejt do të ketë më shumë se 10 000 asistë. Tek asistet i duhen edhe pak, por edhe sikur të kishte mbetur me 9 000 sërish asnjë tjetër në historinë e NBA-së nuk është si Lebroni. Xhejmsi ka 9948 asistë, dhe me mesataren e këtij sezoni prej 6.5 për ndeshje, do t’i duhen vetëm 8-9 të tilla për ta kaluar kufirin 10 000.

Sfidanti.al