Lamtumirë kapiten! Kameruni mban zi për vdekjen e legjendës!

Nuk bëri emër të tillë si Roxher Milla apo Fransua Imam-Bijik, por edhe kështu do të mbetet në historinë e futbolli si një nga të mëdhenjtë. Stefën Tatau, kapiteni i Kamerunit të lavdishëm që arriti çerekfinalet e Kupës së Botës në 1990, u shua në moshën tepër të re 57-vjeçare. Ish-mbrojtësi i djathtë vdiq në kryqytetin e vendit të tijm Jaunde, pas një sëmundjeje të gjatë, por familja nuk dha hollësi të tjera,.

Tatau udhëhoqi “Luanët e Pamposhtur” në “Italia 1990”, në fitoret e mëdha si ndaj Argjentinës apo Kolumbisë, dhe pas humbjes heroike ndaj Anglisë, 2-3, pas kohës shtesë. Një futbollist shumë i mirë, Tatau luajti në një periudhë kur Kameruni ishte prapa me infrastrukturën dhe financat e futbollit, Ai fitonte vetëm 100 USD në javë në klubin e tij, Tonerre Jaunde, një nga klubet më të rëndësishëm të Kamerunit, dhe luante në fushë pa tapet bari. Ai bënte edhe një punë tjetër, që i jepte 150 USD në javë, ndërsa në futboll shkëlqeu, edhe pse nuk luajti dot kurrë në Europë.

Sfidanti.al