Ky duket fundi Zhoze, edhe ndihmësit e tu presin shkarkimin tënd

Jo vetëm tifozët dhe analistët, por edhe vetë lojtarët dhe stafi teknik i Mançester Junajtidit po presin që të ndodhë. Pra, të shkarkohet Zhoze Murinjo nga posti i trajnerëve të “djajve të kuq”. “Deili Meil” shkruan, informuar nga burime të sigurta, se vetë ndihmësit e portugezit nuk kanë shpresë që ai të mbetet në detyrë për më shumë se një javë, pra që shkarkimi të ndodhë ndoshta të premten, të shtunën apo të dielën.

Ndoshta, drejtuesit e Junajtidit po presin edhe një hap tjetër fals, në Champions apo në Premier. Tabloidi shkruan se ndihmësit e Murinjos dhe lojtarët e kanë diskutuar hapur çështjen e largimit të tij, ndërsa po ktheheshin në Mançester pas humbjes me Uest Hemin në Londër. Do të ishte hera e parë që Murinjo do të largohej nga një skuadër pa e nxjerrë të paktën një herë kampion, që nga koha e Portos në 2002.

Sfidanti.al