Mund të kishte shënuar katër gola, por në fund u detyrua të kënaqej “vetëm” me dy. Mohamed Salah shkëlqeu për Egjiptin në fitoren 6-0 ndaj Nigerit, në eleminatoret e Kupës së Kombeve të Afrikës. Pak besohet se ndonjë lojtari i ka ndodhur ndonjëherë që të ketë një ndeshje të tillë. Ylli i Liverpulit shënoi dy gola, shërbeu dy asiste për gol, ndërsa humbi dy penallti. Protagonist absolut!
Salah humbi penalltinë e parë që në minutën e parë, por ishte pikërisht ai që shënoi rrjetën numër 1 të ndeshjes. Sulmuesi 26-vjeçar vazhdon vitin e shkëlqyer 2018, në të cilin ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje për Egjiptin, ndërsa loja e tij është rritur ndjeshëm tek Liverpuli. Nën drejtimin e trajnerit Klop, ai ka shënuar 46 rrjeta në 56 ndeshje për të kuqtë.
Sfidanti.al