Sa i sinqertë Nejmar : Nuk simuloj, jam më i shpejtë se kundërshtarët

Futbollisti më i shtrenjtë i botës, Nejmar, gjatë viteve të fundit, por, sidomos, në kampionatin e fundit botëror të Rusisë ka krijuar imazhin e një simulanti që vazhdimisht bie, sapo ndonjë lojtar kundërshtar i ndërhyn atij. Në fakt, është e vërtetë se kundërshtarët nuk e kursejnë atë dhe bëjnë shpesh faulle kundër tij, por, megjithatë, duket se Nejmari e tepron me rëniet e tij teatrale.
“Nuk kam shumë për të thënë për akuzat se unë jam simulant. Unë jam një tip lojtari që kur e merr topin, nga 10 raste në 11 unë dua që ta driblojë kundërshtarin. Unë jam i shpejtë dhe i lehtë për ata lojtarë që më ruajnë, kështu që ata bëjnë faulle kundër meje. Nuk më lejojnë që të kaloj pa më goditur”, deklaroi kapiteni i ri i Brazilit, duke shtuar:
“Unë nuk mund t’i afrohem kundërshtarit dhe t’i them: ‘Më fal, po të duash, më lejo që të kaloj, sepse dua të shënoj gol!’ Unë e gjej vetë mënyrën që të kaloj dhe prandaj kundër meje u bënë kaq faulle në Mundial”, shtoi Nejmari.
Sfidanti.al