Diferenca e klasit ishte e madhe, ajo e moshës edhe më shumë, ndërsa parametrat fizikë të pakrahasueshëm. Tajson Fjuri ishte gjigandi 29-vjeçar ndërsa Sefer (Nuri) Seferi ishte “plakushi” 41-vjeçar që pranoi të rrezikonte për të luajtur ndeshjen e jetës. Shqiptari i Zvicrës përballoi 4 raunde në peshat e rënda të boksit profesionist, shumë më tepër sesa mendohej ndërsa kuotat në baste ishin 1 me 1 000 për anglezin, i cili edhe u tall, edhe diçka boksoi.
Fjuri u qortua nga arbitri Fil Eduards, që e ftoi të ishte më serioz, dhe të linte lojrat. Edhe 10 000 shikuesit që kishin blerë biletë në “Arenën e Mançesterit” deshën një ndeshje më të mirë dhe promotori i Fjurit, Frenk Uorren, ia premtoi në 18 gusht në Belfast. Fjuri ka tani 26 fitore dhe 0 humbje në karrierë dhe synon maksimumin, pra një luftë me Entoni Xhoshuan.
Sfidanti.al