Reali ka qenë shpesh herë baza e kombëtares së Spanjës, por epoka e dominimit të Barcelonës po vazhdon, edhe pse katalanasit nuk duken në nivelet e dikurshme. Në përballjen e fundit miqësore, fituar 1-0 me Tunizinë, në formacionin e përzgjedhur nga trajneri Hulen Lopetegi kishte vetëm dy lojtarë madrilenë, pikërisht kapiteni Sergio Ramos dhe Isko.
Pjesa më e madhe ishin të Barçës, ose ish-të katalanasve. Pike, Zhordi Alba, Buskets, Iniesta dhe Tiago Alkantara, përfshi pastaj edhe David Silvën e Sitit, Odriozolën apo Rodrigon. Gjithsesi, për Madridin ka shpresë, pasi më vonë Lopetegi aktivizoi Naçon, Markos Asension dhe Lukas Vaskezin. Ndeshja u fitua vetëm 1-0 dhe nuk bindi shumë, me golin në minutat e fundit nga Iako Aspas.
Sfidanti.al