Klo është “muza e re sportive” e Instagramit, vjen nga gjimnastika

Rrjetet sociale shpesh herë janë nxehur flakë nga femra sportiste që kanë pëlqyer më shumë të tregojnë hiret sesa talentin. Është njëra në golf e quajtur Pejxh Spiranac, është një “kukull” në tenis si Euzheni Bushar, ndërsa më parë ka qenë një “superkukull” si Ana Kurnikova.

Këtë verë, zbulimi vjen nga SHBA dhe është një gjimnaste e quajtur Klo Klaçi (Chloe Cluchey), një vajzë tashmë studente, që është paraqitur mirë në kampionatet vendore, por edhe më mirë me fotot e postuara në Instagram. Të paktën, është bërë e famshme në media dhe në publik, qoftë edhe për disa javë apo muaj, ndonëse dëshira e saj është që të konkurrojë në kampionatin kombëtar të kolegjeve në SHBA.

Sfidanti.al