Legjenda e madhe e futbollit brazilian, Pele, nuk ka shumë besim se Brazili i tij do të mund ta fitojë Kupën e Botës Rusi-2018 që nis më 14 qershor. Mosbesimi i Peles ka të bëjë më shumë me atë se Brazili, sa i përket aspektit ekipor, nuk është në nivelin e duhur, megjithëse ai ka në përbërje të vet disa futbollistë individë të shkëlqyer.
“Unë kam besim të madh te trajneri Tite, por, në të njëjtën kohë, jam i shqetësuar, sepse po afron Botërori dhe ne akoma nuk kemi një ekip të mirë. Nejmari është pjekur si lojtar, ka më shumë përvojë, por vetëm ai nuk ka se çfarë të bëjë, nuk mund ta fitojë trofeun vetëm. Ne kemi individë të shkëlqyer, por jo – një ekip të shkëlqyer”, tha Pele (77 vjeç) në një prononcim të tij në median braziliane.
Brazili në Botëror ndodhet në grup me Serbinë, Zvicrën dhe Kosta Rikën.
Sfidanti.al