Krahasimi i (pa) bukur i grave, nga ruset tek arabosauditet!

Nuk mund të thuhet se është shoqëria më e zhvilluar në botë, dhe për këtë mjafton të kujtosh fjalët e thëna këto ditë nga deputetja Tamara Pletnjova. Gjithsesi, vajzat ruse janë pak a shumë të lirshme, siç kanë qenë femrat në Rusi që në shekullin e 19-të, të paktëm ato të qyteteve, dhe kjo u pa qartë edhe në stadium, gjatë ndeshjes ndaj Arabisë Saudite. Krah tyre, vajzat dhe gratë saudite, që kishin ardhur për të mbështetur ekipin, bënin kontrast të madh me veshjen shumë më tepër konservatore.

Sidoqoftë, menjëherë pasi vunë re kontrastin, fotografët nisën të shkrepnin fotoaparatet dhe mediat nisin të bënin krahasimet dhe komentet. “Dy fytyrat e Kupës së Botës, – titullonte “Deili Meil” nga Londra, – ruset bukuroshe dhe grishëse ndanin tribunat me tifozet saudite të veshura me ferexhe, vetëm 5 muaj pasi u lejuan të shkonin në ndeshjet sportive”.

Disa nga mediat britanike duket se e kanë shumë të nevojshme të tërheqin vëmendjen duke botuar artikuj të cektë, pa asnjë bazë historike, mjaft që lexuesit e tyre të thonë “ua, çfarë skandali”! Është e vërtetë që gratë saudite duan që një ditë ta heqin ferexhenë, por jo sepse u vjen turp nga “Deili Meili”, thjesht për arsyen se duan të jenë të barabarta me burrat.

Sfidanti.al