Konte kërkon rekordin e Simonit, 65 000 tifozë në “San Siro”

Shfrimi i mesjavës u cilësua vetëm një “kritikë konstruktive”, por gjithsesi, gjëja kryesore është ndeshja e radhës. Antonio Konte nuk ka ndërmend të merret gjatë me atë që shkoi (klubi, po ashtu), dhe tashmë kërohet fitorja ndaj Veronës në Serinë A. Gara me Juventusin vazhdon dhe në “San Siro” nuk mund të gabohet pavarësisht nga lodhja e lojtarëve. Konte do të jetë pa Sensin, kuptohet edhe pa disa të tjerë si Aleksis Sançez, ndërsa në stadium do të jenë mbi 65 000 tifozë. “La Gazeta delo Sport” informon se organizatorët po shesin edhe biletat e unazës së tretë, që ka stola me ngjyrë të kuqe.

Konte do të kërkojë të shënojë gol në ndeshjen e 11-të radhazi, pra në çdo sfidë që kur nisi Seria A, dhe kjo do të thoshte barazim i rekordit të klubit që mbahet nga trajneri Xhixhi Simoni në 1997-1998, në kohën e Ronaldos. Bepe Marota ndërkaq po lëviz për të forcuar skuadrën. Ka pasur kontakte me Çelsin për sulmuesin Olivie Zhiru, si dhe për talentin e Parmës, Kulushevski. Nga Gjermania, thonë se Marota po tenton edhe Tomas Mylerin nga Bajerni.

Sfidanti.al