Borusia e Dortmundit, sipas shefit të saj, ka më shumë shans që të mundë sot Bajernin për një shkak të thjeshtë. Ky shkak e ka emrin Mats Humels, dhe Hans-Joakim Vacke, shefi ekzekutiv i verdhezinjve, e thekson fort këtë. “Njëri nga më të mirët e Bajernit sot është në krahun tjetër, – deklaroi ai, – kjo nuk është keq për ne. Kjo do të bëjë që ne të paraqitemi shumë më mirë sot sesa vitin që kaloi. Besoj se do të kemi nerva më të forta dhe më shumë përvojë”. Dortmundi është mundur 0-6 dhe 0-5 në dy vizitat e fundit në Mynih, por Vacke pret që kjo të mos përsëritet.
“Ka disa gjëra që na japin shpresa, – vazhdoi ai, – skuadra e ka kuptuar më mirë sesa e rëndësishme është ndeshja me Bajernin, kemi më shumë përvojë. Nuk duhet të jemi aq naivë sa vjet”. Drejtori sportiv, Mikael Cork thotë se “lojtarët sot duhet të tregohen burra, jo djem të vegjël, ky është qëllimi”. Në Dortmund nuk mendojnë se largimi i Kovaçit do ta dëmtojë Bajernin, “le të mos mendojmë se do të kemi detyrë më të lehtë për këtë shkak”, ishin fjalët e Corkut.
Sfidanti.al