Kobi “ndal” Los Anxhelosin, nuk luhet derbi Lejkërs-Klipers

Do të kishte qenë ndeshja më e bukur e mbrëmjes, por për momentin NBA-ja është në zi. Njëri nga kampionët më të mëdhenj të historisë humbi jetën me shpejtësi (ndoshta) 250 km në orë, pikërisht Kobi Brajanti, dhe liga më e fortë e basketbollit në botës vendosi ta nderonte me një … “ndeshje heshtje”. Kjo heshtje do të mbahet në Los Anxhelos, në qytetin ku ai u bë i famshëm duke fituar 5 tituj me Lejkërsat, dhe respekti në Kaliforni do të kryhet duke shtyrë derbin Lejkërs-Klipers. Përballja e dysheve Lebron Xhejms-Entoni Dejvis dhe Koui Leonard-Pol Xhorxh duhet të presë edhe ca, derisa të kalojë (pjesërisht) dhimbja për “Mambën e Zi”, që humbi jetën në aksidentin e tmerrshëm me helikopter.

Sfidanti.al