Klopi e quan Sitin ekipin më të mirë në botë, por Liverpuli i tij mund të ketë 3 tituj!

Dakord, Premier Liga është një trofe i madh, në një turne me 38 ndeshje, por është e qartë se duhet të kesh mjete të barabarta me kundërshtarët. Liverpuli i Jurgen Klopit nuk i pati këto mundësi ndaj edhe e humbi titullin në Angli për vetëm 1 pikë në javën e fundit. “Ne luftuam deri në sekondën e fundit me ekipin më të mirë në botë, – tha trajneri gjerman, – dhe kjo është shumë e mirë. Ne mblodhëm 92 pikë, diçka e madhe. Duhej të kishim qenë më lart në gjysmën e parë të sezonit, kjo na dënoi, por kemi dhënë maksimumin. Nuk duhen ndryshime të mëdha në këtë ekip, nuk kemi nevojë për 10 blerje, fare pak gjëra duhet të ndryshojnë. Ne do të reagojmë dhe do të luftojmë përsëri”. Klopi thotë se Siti është ekipi më i mirë në botë, por Liverpuli ka mundësi të fitojë Championsin, ndërsa më herët këtë sezon fitoi Kupën e Anglisë dhe Kupëne Ligës, pra mund të ketë 3 trofe.

Sfidanti.al